Top Channel/ Nuk ka paqe me dy vendeve, Izraeli dhe Libani nuk ndalin sulmet me raketa
07/04/2023 18:54

Ushtria izraelite zhvilloi sulme ajrore ndaj objektivave që i përkasin grupit militant palestinez Hamas në Libanin jugor dhe në Rripin e Gazës. Ata deklaruan se sulmet ishin një përgjigje ndaj breshërisë prej 34 raketash të lëshuara nga Libani në veri të Izraelit ditën e djeshme, për të cilën fajësoi Hamasin. Militantët në Gaza hodhën dhjetëra raketa të tjera pas fillimit të sulmeve, duke shtuar edhe më shumë tensionet mes vendeve. Sulmi erdhi disa orë pasi grupi militant libanez Hezbollah, i cili kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor, tha se do të mbështeste "të gjitha masat" e marra nga grupet palestineze kundër Izraelit. Mediat e huaja shkruajnë se përgjigja e Izraelit këtë herë shihet si dëshira për të shmangur rindezjen e këtij konflikti, duke synuar vendet e lidhura me Hamasin, në vend që të ndëshkojë Hezbollahun për pritjen e tyre në Libanin jugor. Prej tre netësh, që pas dhunës që policia e Izraelit i bëri besimtarëve në shaminë Al-Aksa në Jeruzalem, palët i janë kundërpergjigjur njëra-tjetrës me raketa. Pavarësisht akuzave Hamasi njoftoi se nuk ka qenë autori i raketave që u hodhën nga Libani, breshëria me e lartë në 17 vite. Disa orë pas sulmeve izraelite, një sulm tjetër me armë zjarri ndodhi në Bregun Perëndimor, ku dy motra nga Izraeli u vranë dhe nëna e tyre u plagos rëndë. Gjatë natës, pati tre shpërthime rreth kampit të refugjatëve palestinezë, në jug të qytetit bregdetar libanez të Tirit. Por shpërthimet nuk kursyen as zonat periferike. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit më një të një postimi treguan se avionët e saj luftarakë goditën "infrastrukturat terroriste që i përkasin Hamasit" në Liban. Pamjet: AFP

Top Channel/ Londra hap bazat për SHBA pasi Trump i quajti aleatët e NATO-s frikacakë sot në Evrop
20/03 23:21
Top News- Doli në skandalin “Epstein”, reagon Princesha e Norvegjisë: U manipulova!
20/03 23:00
Top News- Sulm tokësor në Iran, zbardhet plani i SHBA/ Marinsat gati për luftë trup më trup
20/03 22:45
Top News- 2.500 marinsa amerikanë e aeroplanmbajtëse drejt Lindjes së Mesme, hakmarrje ndaj Iranit
20/03 22:30
Top News- “Pa SHBA, është një tigër letre”/ Donald Trump sulmon NATO-n: Frikacakë, ne nuk harrojmë
20/03 22:15
Top News – Gabimi trashanik i oficerit francez, zbulon vendndodhjen e aeroplanmbajtësen luftarake
20/03 22:00
Top News- Macron “luftë” në det me Putinin, marina franceze godet flotën fantazmë të Rusisë
20/03 21:15
Top News- “U pushuam nga puna se hetuam Trump”, plas në FBI mes agjentëve e drejtorit
20/03 20:56
Top News- Komanda jugore e SHBA godet anijen në Paqësor, Trump nuk fal: Ishin trafikantë
20/03 20:12
Top Channel/ Nafta, qeveritë nisin kursimin! Spanja, Italia dhe Serbia ulin akcizën
20/03 19:47
Top Channel/ Miratohet monedha e floririt me fytyrën e Trump: 24 karat, del në 4 korrik!
20/03 14:45
Top Channel/ Izraeli mbyll xhaminë Al Aksa, besimtarët luten në rrugë: “Hera e parë në dekada”!
20/03 14:37
Top New – SHBA godet ‘Homeland Justice’/Mbyllen faqet e iranianëve, mes tyre ai që sulmoi Shqipërinë
20/03 13:35
Top News – Trump do pushtojë ishullin e Khargut / Do fusë trupat në Iran, gati plani i luftës
20/03 13:35
Top News – Meningjiti vret edhe në Francë/ Britania e madhe në mes të një shpërthimi të paparë
20/03 13:32
Top News – Tym i zi mbi fabrikën e makinave / 14 të zhdukur mes flakëve dhe 21 të lënduar
20/03 13:26
Top News – Të hapim Ngushticën e Hormuzit! Evropa, Japonia e Kanadaja me deklaratë të përbashkët
20/03 12:49
Top News -‘Zoti e shkatërroftë Izraelin…’/Erdogan në faljen e Fiter Bajramit: Do të paguajë çmimin
20/03 12:45
Top News – Shkoi për të uruar festën. Kryeministri Australian pritet me protesta në xhami
20/03 12:44
Top Channel/ BTS rikthehen në skenë, 260 mijë fansa dhe masa të rrepta sigurie në koncertin historik
20/03 12:33
DIGITALB DIGITALB