Kryeministri Edi Rama i ka dhënë përgjigje një studenteje në Kamëz, e cila e konsideronte letërsinë si një lëndë që nuk i nevojitet në gjimnaz për aq kohë sa studimet e larta do t’i vazhdojë për mjekësi. Sipas Ramës, gjuha shqipe është në rrezik, sidomos nga pajisjet celulare që i cilëson si “mrrokulla” që kanë krijuar tjetër kulturë komunikimi me shkurtimin e fjalëve. Rama tha se mjeku nuk është kasap dhe letërsia është e rëndësishme ndërsa ata që vrasin qentë i cilëson si njerëz që nuk kanë studiuar asnjë orë letërsi.