Top Channel/ “Nuk ju lejojmë”, Kina kundërshton hetimin amerikan për origjinën e koronavirusit
27/05/2021 15:14

Kina i kundërshtoi hetimet e paralajmëruara amerikane për origjinën e koronavirusit, duke akuzuar Uashingtonin se po përpiqet të politizojë kërkimet. Presidenti Joe Biden i kërkoi më herët agjensive amerikane të inteligjencës të "dyfishojnë përpjekjet e tyre" për të përcaktuar origjinën e koronavirusit, cka përbën një kthesë të beftë nga pozicioni i mëhershëm i Shtëpisë së Bardhë për t'u mbështetur tek Organizata Botërore e Shëndetësisë në përpjekjet për të zbuluar fillesat e sëmundjes. Teoria që ka marrë një hov të ri kohët e fundit është se e pandemia – që ka kushtuar deri më tani 3.4 milionë jetë njerëzish në mbarë botën- mund të jetë pasojë e daljes aksidentale të virusit nga Instituti i Virologjisë ne Wuhan, edhe pse kjo nuk është përfundimtare. Biden i urdhëroi zyrtarët e inteligjencës të hartojnë brenda 90 ditësh një raport, i cili të hedhë dritë mbi zanafillën e makthit që ka përjetuar globi prej një viti e gjysmë. Por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian, e akuzoi Washingtonin se po përpiqet të fajësojë Kinën për pandeminë dhe mbrojti qëndrimin tashmë të njohur kinez se, koronavirusi nuk ka dalë nga laboratori. Ai kujtoi se ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dolën në muajin shkurt në përfundimin se dalja e virusit nga laboratori ishte "krejtësisht e pamundur". Ai raport ngjalli reagime të ashpra ndërkombëtare teksa ekipi i OKB-së i mbështeti verifikimet e tij kryesisht mbi kampionet e të dhënat e ofruara nga vetë kinezët. Duke cituar një raport të inteligjencës amerikane, The Wall Street Journal raportoi të dielën se tre persona nga Instituti i Virologjisë në Wuhan u shtruan në spital me një sëmundje në nëntor të vitit 2019, një muaj para se Pekini të njoftonte shpërthimin e epidemisë.

Top Channel/ Kriza në Kongres! Trump shtyn përpara mega-projektligjin, republikanët të përçarë
03/07 23:00
Top Channel/ “Mos bashkëpunoni me…”, Hamasi paralajmëron ashpër palestinezët: Do merren masa
03/07 23:00
Top Channel/ Të burgosurit politikë rusë letër udhëheqësve botërorë: Na lironi, tortura…
03/07 22:59
Top Channel/ Telefonata Trump-Putin! Liderët nuk i ndahen njëri-tjetrit, në fokus…
03/07 22:58
Top News- Trump e Putin flasin në telefon, zbardhet çfarë i tha për Ukrainën dhe Iranin
03/07 22:49
Top Channel/ Biseda me Trump, Putin nuk tërhiqet dhe vë kushte për paqen
03/07 22:38
Top Channel/ Sulm me sëpatë në një tren në Gjermani, në spital përfundon dhe autori
03/07 20:27
Top News- Qeveria, kusht për heqjen e masave/ Terras: Pengesë për BE mosformimi i institucioneve
03/07 20:25
Top Channel/ Fajtor për dy krime të rënda, Sean “Diddy” do të mbetet në burg deri në dënimin e tij
03/07 20:25
Top Channel/ Masakër në një klub nate në Çikago, 4 viktima e 14 të plagosur nga të shtënat
03/07 20:02
Top News – Situatë ‘apokaliptike’ në Gaza / Ekspertja e OKB-së: Të ndërpritet tregtia me Izraelin
03/07 15:12
Top News – Kërkon garanci për armëpushimin / Hamasi i përgjigjet SHBA-së: T’i jepet fund luftës
03/07 15:09
Top News – I nxehtë ferri, shkrihet autostrada në Itali /‘Çmendet’ termometri, 100 viktima në spanjë
03/07 14:56
Top News – Eleminohet numri dy i marinës ruse / Ukraina ‘godet’ sërish, sulm në rajonin e Kurskut
03/07 14:53
Top Channel/ “Serbia të mos gëzojë kot”, ambasada gjermane në Prishtinë: T`i thërrasin mendjes!
03/07 14:48
Top News – Po i afrohet me shpejtësi tokës / Shkencëtarët të hutuar: Një objekt ndëryjor po vjen
03/07 14:48
Top News – Italia ‘ka frikë’ nga Rusia: Brenda 5 vitesh, kërcënim ushtarak për tokën e NATO-s
03/07 14:46
Top Channel/ I nxehti përvëlues, Franca dhe Zvicra mbyllin centralet bërthamore: “Nuk ftohen dot”!
03/07 14:45
Top News – Ryanair e easyJet anulojnë fluturimet / Francë, kontrollorët e trafikut ajror në grevë
03/07 14:38
Top Channel/ Zjarret “shkrumbojnë” Kretën, evakuohen qindra turistë!
03/07 12:20