Marrëdhënia mes Mateo dhe Brikenës brenda Big Brother VIP Albania 5 ka pasur ulje-ngritje gjatë këtyre javëve, por duket se pas një sqarimi mbrëmjen e kaluar, situata ka ndryshuar. Gjatë qëndrimit jashtë, çiftit iu dha mundësia të flasin edhe për raportin e tyre, duke treguar për përpjekjet për të stabilizuar marrëdhënien pas momenteve të tensionuara. Gjatë bisedës Brikena i është shprehur Mateos që ata nuk janë në një lidhje dashurie, por shokë edhe pse janë duke u njohur me njëri-tjetrin. Mateo edhe Brikena herë pas herë kanë pasur disa zënka me njeri-tjetrin dhe pse para pak javës ajo ka shprehur që ka një pëlqim për Mateon, duke e cilësuar atë si një njëri shumë të mirë edhe që nuk ofendon kurrë..