Top Channel/ Nuk heq dorë-Rusia lëshon për dy ditë gjysmë million pasaporta në lindje të Ukrainës
03/05/2021 12:18

Edhe pse u duk se tensionet u ulën, Rusia duket e vendosur të vazhdojë provokimet në lindje të Ukrainës. Brenda dy ditësh, Ministria e Jashtme e Rusisë ka lëshuar 527,000 pasaporta ruse për banorët në lindje të vendit fqinj, ku separatistët e mbështetur nga Rusia janë duke luftuar kundër Kievit. 650,000 pasaporta të reja në rajon kishte lëshuar më herët Moska pas vendimit të marrë nga presidenti rus Vladimir Putin në 2019 për të thjeshtuar dhe zgjeruar procesin e dhënies së shtetësisë për banorët në këto zona. Politika e Moskës për dhënie të shtetësisë në Ukrainë është kritikuar ndërkombëtarisht, pasi shihet si përpjekje për të destabilizuar lindjen e Ukrainës, ku që prej nisjes së luftimeve në prill të vitit 2014, kanë humbur jetën mbi 13,000 persona. Ukraina e ka dënuar natyralizimin e qytetarëve ukrainas, duke e konsideruar këtë vendim si pjesë të luftës hibride të Moskës dhe si shkelje të sovranitetit të vet. Rusia i ofron mbështetje ushtarake, ekonomike dhe politike separatistëve në disa pjesë të rajoneve Luhansk dhe Donetsk të Ukrainës, por pavarësisht të dhënave të qarta, Moska vazhdon të pretendojë se nuk është e përfshirë në çështjet e brendshme të Ukrainës.

Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54