Joe Biden nuk do të marrë më pjesë në samitin me Vladimir Putin, e konfirmuar kjo nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, pak pasi sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken u tërhoq dhe ai nga takimi me homologun rus, Sergei Lavrov. “Diplomacia nuk mund të ketë sukses nëse Rusia nuk ndryshon kurs”, u shpreh Psaki, duke vendosu si kusht për samitin mes dy liderëve “shtensionimin e situatës” dhe uljen e përshkallëzimit, që nënkupton largimin e trupave nga Ukraina lindore.