Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic shprehet se nuk e kupton vendimin e Beogradit për blerjen e sistemit antiraketor kinez, kur sipas tij, askush nuk ka në plan të sulmojë Serbinë. “Nuk i gjykojë për atë që po bëjnë, por i shoh dhe mbetem pa fjalë’”, u tha Milanovic gazetarëve në Rijeka kur u pyet për sistemin kundër-raketor kinez të dorëzuar së fundmi. Padyshim, kjo është cështje që i përket Serbise, paratë i paguajnë ata, por nuk kuptoj përsene, tha ai.