Kina nuk ka vend për kompromis e për lëshime aty flitet për interesat e saj. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Wang Wenbin përcolli një mesazh të prerë pas deklaratës së presidentit amerikan Joe Biden, i cili tha se në rast sulmi, Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë ushtarakisht për mbrojtjen e ishullit që kërkon të ruajë pavarësinë e tij, por që Kina e sheh si territor të sajin