Autoritetet britanike japin alarmin, duke thënë se me qindra njerëz mund të humbin jeten nga vala e të nxehtit që po “përvëlon” Anglinë dhe Uellsin. Një nivel i tillë jetësh të humbura sipas tyre nuk do të ndodhte pa ngrohjen globale të shkaktuar nga njeriu, me temperaturat e rritura me 2-4 gradë Celsius nga ndotja nga lëndët djegëse fosile.