Kjo e martë e 18 nëntorit shënon një vit nga ndarja nga jeta e të miturit Martin Cani, i cili u vra nga bashkëmoshatari i tij me thikë pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Në një deklaratë për mediat, nëna e Martinit tha se djali i saj nuk e meritonte të ikte ashtu nga kjo jetë, ndërsa tha se do apelojë çdo vendim për autorin. Një dit më parë Prokuroria kërkoi 25 vite burg për Marjo Perlleshajn, megjithëse mund të aplikohet kodi për të mitur.