Pas një viti aksidentesh dhe dështimesh të njëpasnjeshme, SpaceX arriti më në fund të nisë në hapësirë raketën e saj më të madhe ndonjëherë. Raketa e konsideruar si më e rëndësishmja e Elon Muskut, është projektuar për misione të ardhshme në Hënë dhe Mars. Ajo u nis në orbitë dhe arriti të vendoste në hapësirë tetë satelitë artificialë përpara se të rrëzohej sipas planit, në Oqeanin Indian.