Një sipërfaqe me shkurre dhe barishte karakteristike të zonës së Ishmit është përfshirë nga flakët, pasditen e sotme. Top Channel mëson se zjarrfikësit janë nisur drejt zonës për të shuar flakët dhe moslejuar përhapjen e mëtejshme të tyre, ndonëse era e favorizon zjarrin. Nuk dihet ende nëse zjarri është i qëllimshëm apo e kundërta, por policia do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit.