Marrëveshja e re e Mbretërisë së Bashkuar me Francën për emigrantët e paligjshëm ka nisur të zbatohet, e në bazë të saj, me të kaluar Kanalin e La Manshit janw ndaluar tashmw klandestinwt e parw. Skema pilot e njohur si “një emigrant brenda, një jashtë”, hyri në fuqi të mërkurën dhe fill pas kësaj, u fotografuan në portin e Doverit emigrantë të veshur me jelekë shpëtimi që zbrisnin nga anijet e rojeve bregdetare.