Nga 18 gjyqtarë që ka në organikën e saj, gjykata e shkallës së parë në Elbasan aktualisht punon me vetëm 4 gjyqtarë, një prej të cilëve drejtuesja e gjykatës e cila për shkak të ngarkesës administrative, punon më gjysmë norme. Kjo ka bërë që çështjet që janë në proces të zgjasin me vite ndërsa të tjerë qytetarë e kanë të pamundur të nisin një proces gjyqësor.