Një tjetër dosje është dorëzuar në gjykatë me të pandehur ndërtuesen Vjollca Hoxholli, e hetuar dhe dënuar edhe më parë nga gjyqësori. Teksa ndaj gruas së njohur për drejtësinë rëndon një verdikt prej 6 vitesh burg për mashtrim në dëm të katër qytetarëve që paguan por nuk i zotëruan dot apartamentet, një tjetër hetim e ka vënë para akuzave 61-vjeçaren.