14 lagje dhe rrugë të bashkisë së Durrësit do të ndriçohen dhe shtrohen me asfalt. Investimet e para në infrastrukturën rrugore si fillim do të nisin në zonën e plazhit, shtrimi i rrugëve pritet të mbarojë para sezonit turistik. Kryetarja e Bashkisë Durrës, Ermiriana Sako thotë se brenda 6 mujorit të këtij viti do të kemi një Durrës të ri.