Top Channel/ Një ditë më parë u vunë në pranga “kolegët”! Shisnin drogë në Vlorë, arrestohen rumunët
04/09/2024 19:55

Dy rumunë janë vënë në pranga pasi njëri prej tyre shiste doza droge në festivalin e zhvilluar në Delisuf, ndërsa tjetri mbante armë të ftohtë (përforcues grushti). Në operacionin policor i koduar “Parts 29”, u sekuestruan dozat e lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë, tabletat me ekstazi dhe një përforcues grushti. Në pranga është vënë dhe një 30-vjeçar, shtetas italian, pasi iu gjetën në automjet, lëndë narkotike kanabis dhe tableta ekstazie. Një ditë më parë, u vunë në pranga 7 shtetas që vepronin si grup kriminal në këtë festival, për shitjen e dozave të drogave të ndryshme si kokainë, MDMA, ekstazi, LSD dhe kanabis. “Si rezultat, u finalizua operacioni policor antidrogë i koduar “Parts 29”, gjatë të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit rumunë N. S., 26 vjeç dhe I. C., 25 vjeç, dhe shtetasi italian E. A., 30 vjeç. Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin N. S., shërbimet e Policisë gjetën doza të lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë. Gjithashtu, pasagjerit në këtë automjet, shtetasit I. C., gjatë kontrollit iu gjet një armë e ftohtë (përforcues grushti). Dozat e lëndëve narkotike dhe arma e ftohtë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel/ Dhuna në familje, shqetësuese/ 252 raste në Elbasan, pak dënime
21/03 12:50
Top Channel/ Sindroma Down, sfida familjesh! Mungojnë qendrat për të rriturit në Shqipëri
21/03 12:46
Top Channel/ Rriten kostot në bujqësi, plehrat kimike dhe nafta shtrenjtojnë prodhimin bujqësor
21/03 12:22
Top News- Kthyen lavazhin në bazë droge/ Arrestohen dy persona në Sarandë, sekuestrohet kanabis
21/03 10:37
Top News- Aksion për lirimin e hapësirave publike në ish-Bllok/ Hiqen tavolinat dhe karriget
21/03 10:28
Top Channel/ Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy në pranga në Sarandë
21/03 10:02
Top Channel/ Londra hap bazat për SHBA pasi Trump i quajti aleatët e NATO-s frikacakë sot në Evrop
20/03 23:21
Top Channel/ 232 amerikanë të plagosur, Pentagoni: mbi 200 u kthyen, Iran-Izrael vijojnë sulmet
20/03 23:21
Top Channel/ “Nuk jemi në lidhje”, Brikena sqarohet me Mateon për marrëdhënien mes tyre
20/03 22:11
Top Channel/Udhëheqësi i ri i Iranit mohon sulmet ndaj Turqisë e Omanit: Mashtrim për të na përçarë
20/03 20:50
Top Channel/ Franca ndalon anijen me naftë ruse në Mesdhe, reagon Macron: Synojnë të financojnë…
20/03 20:49
Top Channel/ “Vëllai të takoi me xham në mes” Stenaldo përplaset me Rogertin, banori: Nuk e bëjmë…
20/03 20:47
Top Channel/ Trump: NATO, frikacake! Duam të negociojmë me Iranin, por liderët e tyre kanë vdekur
20/03 20:01
Top Channel/ Mesazhet e Brukselit për Shqipërinë, PE: Mbështesim SPAK, jo protesta të dhunshme
20/03 19:57
Top Channel/ Nafta, qeveritë nisin kursimin! Spanja, Italia dhe Serbia ulin akcizën
20/03 19:47
Top News- Magazina me kanabis në Peqin/ Lirohet drejtori i burgut, shpallet në kërkim i vëllai
20/03 19:17
Top Channel/ Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, pamje nga festimet në gjithë Shqipërinë
20/03 17:35
Top News – SKY express sjell më pranë Greqinë dhe Shqipërinë, rritje dinamike dhe investime në rajon
20/03 16:52
Top News – 305 amendime për raportin e Schieder. Grekët për pakicat, perëndimi për drejtësinë e SPAK
20/03 16:39
Top News- Ambasada e SHBA uron Fiter Bajramin/ Trump: Kujtesë për lirinë fetare, parimin themelor
20/03 16:29
DIGITALB DIGITALB