Mijëra vetë janë rikthyer në rrugët e Beogradit për të protestuar me moton “Serbia kundër dhunës”. Ata dëshmuan se nuk harrojnë, dhe ashtu si gjatë protestës së parë javën e kaluar, kërkuan dorëheqjen e disa zyrtarëve. Në disa raste, turma shpërtheu në thirrjet: “Dorëheqje” dhe “Vuçic largohu”.