Shpërthimi i një bombole gazi në një restorant në veri të Kinës, pati praktikisht efektin e një bombe: ngjarja që tronditi qytetin Shenyang, la të vdekur tre persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë, u regjistrua nga kamerat e sigurisë. Pamjet dramatike tregojnë një re gjigande tymi e pluhuri në rrugë ku njerëzit ku vrapojnë drejt stehave të sigurta. Shpërthimi shkatërroi disa ndërtesa dhe automjete.