Kjo është situata që duhet të përballen çdo ditë qytetarët të cilët duhet të lëvizin nga Kamza në drejtim të Tiranës. Sot, në ditën e parë të vitit akademik, situata është tepër e rënduar. Trafiku nis pranë Universitetit Bujqësor, duke u paralizuar deri në Kthesën e Kamzës.