Fermerët e Korçës ashtu si në gjithë vendin mund të jenë përfitues pas hapjes së fazës së aplikimeve për 12 skemat kombëtare të mbështetjes. Teksa interesi ka nisir që në ditët e para ky proces pritet të ndryshojë hartën e përfituesve në një qark ku vitet e kaluara mbi 10,800 fermerë merrnin naftë falas, ndërsa 3,000 deri në 4,000 të tjerë përfitonin nga skemat e blegtorisë apo bletarisë.