Top Channel/ Nisin fluturimet Tiranë-Toronto, inaugurohet lidhja e re ajrore me Kanadanë
19/06/2026 19:48

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi këtë të premte nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos, Kanada. Kjo linjë e re shënon një arritje historike për industrinë e aviacionit në Shqipëri, duke qenë fluturimi i parë transoqeanik në historinë e vendit. Avioni Airbus A330-200, i nisur nga Toronto, u ul në TIA në orën 13:30, ku u prit në një ceremoni të veçantë nga Ministri i Energjisë dhe Transportit, z.Enea Karakaçi, si dhe nga drejtues të lartë të Kastrati Group dhe TIA-s. Air Transat, e vlerësuar si “Kompania më e mirë ajrore për udhëtime turistike në botë” nga Skytrax World Airline Aëards, është partneri më i ri i TIA-s dhe do të operojë një fluturim në javë, çdo të premte, deri më 8 tetor 2026. Avioni i kësaj linje është i dedikuar për fluturime të gjata dhe garanton një udhëtim të rehatshëm, me shërbim sipas standardeve më të larta. Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama pjesë e ceremonisë inaguruese vlerësoi punë e bërë nga aeroporti i Tiranës duke i cilësuar të dhënat e arritura të jashtëzakonshme. “Aeroporti i Tiranës prej disa vitesh mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve. Në 2016-n, kur filloi një fazë e re në punën e përbashkët për transformimin e mëtejshëm të aeroportit dhe modernizimin e aviacionit tonë civil, kishte vetëm 22 mijë fluturime në vit për 2.2 milionë pasagjerë. Më pak se 10 vite më vonë, numri i pasagjerëve arriti në 13.7 milionë dhe numri i fluturimeve në 82 mijë, një shifër që ne parashohim të kalojë 100 mijë në fund të kësaj dekade dhe në fillim të dekadës tjetër. Ashtu si, nga ana tjetër, nuk është vetëm rritja e numrit të pasagjerëve, por është edhe përmirësimi i cilësisë së shërbimit”, u shpreh Kryeministri Rama në fjalën e tij gjatë ceremonisë. “Si e vetmja kompani ajrore që ofron një fluturim pa ndalesë mes Amerikës së Veriut dhe Tiranës, jemi jashtëzakonisht krenarë që sjellim shërbimin tonë në këtë linjë unike”, tha Howard Liebman, zv.President Për Marrëdhëniet Qeveritare, Air Transat. “Ky fluturim i parë ndërkontinental nga TIA hap një portë strategjike drejt Atlantikut të Veriut, duke e afruar Shqipërinë me një nga komunitetet e saj më të rëndësishme të diasporës dhe duke krijuar mundësi të reja për turizmin, tregtinë dhe investimet”, u shpreh Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional, Tia. Vendosja e fluturimeve direkte mes Shqipërisë dhe Kanadasë ka një ndikim që shkon përtej kufijve të Shqipërisë; ajo do të shërbejë si portë lidhëse me Amerikën e Veriut për të gjithë Ballkanin Perëndimor. “Udhëtimi zgjati rreth 8 orë, cdo gjë shkoi shumë mirë. Air Transat ofron të gjitha kushtet e nevojshme. Të gjitha vendet pothuajse u rezervuan nga qytetarët si në premium economy class dhe në economy class. Një linjë e tillë ndërkontinentale me Shqipërinë është mjaftë domethënëse”, deklaroi Yohann Naudy, përfaqësues Air Transat. Falë investimit të vazhdueshëm të Kastrati Group, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është transformuar në aeroportin më të frekuentuar të rajonit dhe tashmë përmbush standardet e aviacionit modern për fluturime ndërkontinentale.

Top Channel/ Bizneset gjermane kundër taksave: Paketa fiskale 2027 kërkon konsultime
06/11 15:18
Top News–Studentët refuzojnë dialogun te ‘sofra’/Rama i fton virtualisht- Shkrijmë akujt artificialë
06/11 15:00
Top News – Hita takon policët me maska në Lezhë: Ju falenderoj për përkushtimin
06/11 14:51
Top News- Italiani, mashtrues në Shqipëri! Në kurth ranë disa biznese, sekuestrohen 10 mln euro
06/11 14:40
Top News – ‘Euron nuk e rrëzuan turistët’. Berisha flet me shifra: Qytetarët humbën 236 mld lekë
06/11 14:36
Top News- 3 orë në pyetje në SPAK. Ardit Gjebrea: Sekret hetimor, por isha si person në dijeni
06/11 13:55
Top News – Fol me Kryeministrin! Rama hap portal për dialog me studentët
06/11 13:48
Top News – ‘Pse qeveri tranzitore, se doni ju?’. Zhupa dhe Balla përplasen te Kultura
06/11 13:45
Top News – “Po iku Rama, kush do të vijë?”. Berisha: Kjo është pyetje turpëruese
06/11 13:40
Top News – Rama inspekton ByPass-in e Tiranës/ Flet për shpronësimet dhe dobitë e projektit
06/11 13:34
Top News – Rama te ByPass i Tiranës: Shpronësimet do t’i bëjmë sipas ligjit
06/11 13:17
Top News – 5 helikopterë dhe dy avionë zjarrfikës, Nufi tregon ku do shpenzohet buxheti
06/11 13:03
Top Channel/ Rreth tre orë në SPAK, Ardit Gjebrea: E kam premierë, ishin miqësorë
06/11 13:02
Top Channel/ Fundjavë me diell, parashikohen temperatura deri në 22 gradë celsius
06/11 12:46
Top Channel/ Banorët largohen nga pallati, Bashkia e Elbasanit po përgatitet për shembjen e plotë
06/11 12:27
Top Channe/ Raporti i BE ngre shqetësimin, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë fundin e sulmeve
06/11 12:26
Top Channel/ Bujqësia në vështirësi, fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë
06/11 12:25
Top Channel/ Kushtetuesja “blindon” sigurinë. Pas protestave të dhunshme, tender 1.6 milionë lekë
06/11 12:16
Top News-PD çon në Kushtetuese paketën ‘Antidhunë’: Nuk shuhet protesta me gjoba’
06/11 12:15
Top Channel/ SHBA, mesazh për Tiranën, ambasadori Wendt paralajmëron takime me liderët politikë
06/11 12:14