Ka nisur rreth mesditës së të shtunës shpërndarja e bazës materiale zgjedhore për 224 qendrat e votimit, ku pritet të votojnë më shumë se 167 mijë votues të Bashkisë së Fierit. Ky proces do të administrohet në 3 KZAZ, dy prej të cilave do të numërojnë votat e njësive administrative dhe një qyteti. Në mbarëvajtjen e procesit janë edhe 737 uniforma blu, ndërkohë që deri tani nuk janë konstatuar problematika.