Në Durrës dhe Shijak, KZAZ-të nisën shpërndarjet e materialeve zgjedhore disa orë para nisjes zyrtare të procesit të votimit. Problem mbetet ndryshimi i komisionerëve nga partitë politike, kryesisht ato të opozitës, në momentet e fundit. Në tri bashkitë e qarkut të Durrësit, përkatësisht Durrës, Shijak dhe Krujë, janë ftuar të ushtrojnë të drejtën e votës 368 496 individë.