Pashkët, kremtohen tek besimtarët katolik si ringjallja e Krishtit, ku përgatitja nis me 7 javëshin e Krezhmëve ose agjërimit. Besimtarët katolikë i janë drejtuar gjatë së shtunës në mëngjes kishave në qytetin e Lezhës dhe fshatrave për të bekuar shportën e ushqimeve të festës së Pashkës, ku simbol i kësaj feste mbetet veza e kuqe dhe buka e Pashkës.