Ka nisur raundi i tretë i bisedimeve Rusi-Ukrainë me shpresën për të gjetur një rrugë për të ndalur luftimet e përgjakshme. Pak para takimit negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak i kërkoi Rusisë të ndalojë sulmet ndaj civilëve. Delegacion ukrainas mbërriti të hënën në Bjellorusi me helikopter për bisedime me përfaqësuesit nga Rusia .