Kalimi i pushtetit në Afganistan nuk po kalon pa rezistencë. Në dy qytete të vendit, protestues të shumtë kanë dalë nëpër rrugë e kanë ngritur flamurin qeveritar ndërsa talebanët i janë përgjigje me breshëri plumbash. Trupa ushtarake besnike ndaj zv/presidentit Amrullah Saleh valëvitën në Luginën Panjshir flamurin e “aleancës kombëtare”, ligës së krerëve të luftës dhe politikanëve kundër ekstremistëve talebane. Kjo zonë ndodhet vetëm 80 milje në veri të Kabulit; xhihadistët nuk kanë arritur ta marrin asnjëherë kontrollin e saj.