Ka nisur protesta në sheshin “Skënderbeu”, Prishtinë nën moton “Drejtësi, jo politikë” dhe “Liri për çlirimtarët”, duke bërë thirrje për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së. Qytetarët mbajnë në duar flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Republikës së Kosovës dhe flamuj të Shqipërisë.