Mbrëmjen e të hënës, nisi në Mekë pelegrinazhi i muslimanëve që pritet të tërheqë miliona njerëz nga e gjithë bota. Për herë të parë që nga pandemia e koronavirusit, Haxhi po mbahet sërish pa kufizime dhe pa kushte të veçanta. Sipas autoriteteve saudite, rreth 2.6 milionë myslimanë priten në vendlindjen e Profetit Muhamed, qyteti më i shenjtë i fesë islame.