Big Brother VIP çeli edicionin e tij të katërt të shtunën në mbrëmje, në një spektakël plot surpriza e të papritura. Nën moderimin e Ledion Liços, me opinionistët Arbër Hajdari dhe Neda Balluku, projekti ekskluziv qe drejtohet nga Sara Hoxha premton të mbajë stafetën e prodhimit mediatik më të ndjekur e më të komentuar të shqiptarëve.