Një ulje e befasishme temperaturash me deri në 10 gradë, dhe erëra të forta e të acarta kanë goditur rajonet qendrore dhe jugore të Italisë.Mediat vendase raportojnë për probleme të mëdha të shkaktuara nga pemë të rrëzuara e rrugë të bllokuara nga bora, ndërsa nga Campania e deri në Kalabri, shumë shkolla kanë mbyllur dyert.