Më 20 janar, Donald Trump u betua mbi Bibël si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shpallur fillimin e asaj që e quajti “epoka e artë e Amerikës”. Në fjalimin e parë, Trump deklaroi emergjencë në kufirin me Meksikën, shpalli fundin e Green New Deal dhe premtoi se SHBA do të “vendosë flamurin në Mars”. Vetëm pak ditë më vonë, më 1 shkurt, nisi ajo që u quajt lufta e tarifave.