Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, ku makina e tipit “Audi” që i përket kryetarit të PD-së nga radhët e Rithemelimit, Benard Ndreça, ka shpërthyer rreth orës 07:10 këtë mëngjes. Dyshohet se makinës i kanë vendosur tritol dhe nga veprimet e para, rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që Ndreça ka hipur në automjet.