Fqinji i personave që u përfshinë në një sherr pasditen e sotme në Korçë, e që përfundoi me plagosjen e njërit prej tyre ka folur për Top Channel. Ai tregon se i plagosuri 27-vjeçar nuk jetonte në Shqipëri, por në Greqi, teksa në vendlindje kishte ardhur përkohësisht për shkak të një fatkeqësie. Ai tregoi se çfarë ka dëgjuar nga ngjarja e rëndë në qytetin e Korçës.