Top Channel/ Ngarkesë misterioze, fundoset anija ruse në Mesdhe: Pati një “shpërthim” në bord!
24/12/2024 15:37

Ministria e jashtme në Moskë konfirmoi fundosjen e një anije ruse mallrash në Detin Mesdhe. Anija e quajtur Ursa Major u mbyt diku mes Spanjës e Algjerisë pas një shpërthimi të fuqishëm në dhomën e motorit. Të paktën dy anëtarë të ekuipazhit rezultojnë të zhdukur. Ursa Major ishte nisur 12 ditë më parë nga porti i Shën Petërburgut. E ndërtuar në vitin 2009, ajo ishte nën kontrollin e Oboronlogistika, një kompani e cila ka qenë pjesë e operacioneve të ndërtimit ushtarak të Ministrisë Ruse të Mbrojtjes, dhe që kishte njoftuar më parë se anija ishte rrugës për në portin e Vladivostokut në Lindjen e Largët Ruse. Qendra e krizave e Ministrisë së Jashtme deklaroi se 14 nga 16 anëtarët e ekuipazhit ishin shpëtuar dhe dërguar në Spanjë; për dy të tjerët nuk dihet ende asgjë. Asnjë informacion nuk është dhënë mbi shkakun e shpërthimit në dhomën e motorit. Ambasada e Rusisë në Spanjë, e cituar nga agjencia shtetërore ruse RIA, njoftoi se po heton rrethanat e mbytjes dhe ishte në kontakt me autoritetet spanjolle. Anija Ursa Major, u vunë nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2022 për lidhjet me ushtrinë ruse. Shërbimi Spanjoll i Shpëtimit Detar tha se kishte marrë një sinjal emergjence prej saj kur anija ndodhej rreth 57 milje larg bregut të Almerias. Sipas ekuipazhit, ajo transportonte kontejnerë bosh, si dhe dy vinça portualë në kuvertë. Më vonë, një anije luftarake ruse mbërriti në vendngjarje dhe mori përgjegjësinë për operacionet e shpëtimit.

Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10
Top Channel/ Kaos në Itali, përleshje e zjarr! Shpërthen greva e protestat në gjithë vendin
30/10 23:08
Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01
Top News- Melania bën atë që se bëri Trump: Shpëton mijëra ukrainas pas negociatave me Putin
30/10 23:00
Top Channel/ I vodhën 6.3 miliardë USD, Binance gjen gjysmat e parave, arrin të ngrijë
30/10 22:55
Top Channel/ Marrëveshja Kanada-BE, thellohet bashkëpunimi tregtar dhe dixhital
30/10 22:31
Top News- Çfarë ka ndryshuar në Serbi në pesë ditët e para pas fitores së Listës Studentore?
30/10 22:20
Top News- 1 milionë njerëz në sheshe, protestohet në 70 qytete, përleshje polici-protestues
30/10 22:10
Top News- “Allahu Akbar”, gjermania jep detaje për adoleshentin që sulmoi ambasadën izraelite
30/10 22:05
Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39
Top News – Trump: Lufta në Iran ‘përfundon shpejt’ / Kërkon ‘garanci se nuk do ketë armë bërthamore’
30/10 15:32
Top News – Putin gati të flasë me Merz dhe Macron / Kremlini konfirmon: Zelenski nuk ka telefonuar
30/10 15:19
Top News – Qeveria britanike lëshon paralajmërimin / ‘Kushte të rrezikshme’, mjegulla mbulon Anglinë
30/10 15:16
Top News – Kushte të rrezikshme në Greqi e Turqi/Paralajmërim për reshje të dendura shiu e përmbytje
30/10 15:10
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Binance: Gjigandit të kriptomonedhave i vidhen 6.3 mld USD!
30/10 15:09
Top News – Trazirat në Evropë, 1 mld euro dëme: ‘Kush thyen, paguan!’ Nga Italia në Francë, ja masat
30/10 14:28
Top News- Putin ‘i poshtëruar’, Kremlini fsheh fotot / Si xhuxh përballë liderit më të gjatë në botë
30/10 14:28
Top News – Xi Jinping bën raprezalje në parti / Përjashton 33 zyrtarë, ‘pastron rreziqet e fshehta’
30/10 14:28
Top News – Protestë masive, Italia me frymën pezull / Të rinjtë mbushin rrugët, druhen trazira
30/10 13:58