Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest në burg për 37-vjeçarin, Vitrin Çobaj i cili akuzohet se ka vjedhur dhe ngacmuar seksualisht me dhunë një familje në fshatin Brataj të Selenicës. 37-vjeçari i ka mohuar akuzat gjatë seancës për vlerësimin e masës së sigurisë. Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtare Viola Canaj dhe prokurore Erida Visoci, e vlerësoi të ligjshëm ndalimin e autorit dhe i dha arrest me burg.