Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku katër pushues nga Kosova janë mbajtur peng në parkimin e një banese. Të gjithë të rinj, ata kanë dashur të kalojnë disa ditë pushime në plazh, por pronari i një prej banesave ku kërkonin akomodim, së bashku me një person tjetër ia kthyen në makth eksperiencën.