Top Channel/ Nga “një cep në tjetrin”, Kroacia hap urën që lidh brigjet e Adriatikut!
29/07/2021 15:46

Kroaci hapi me fishekzjarre e kremtime urën që lidh dy zona të bregdetit kroat, të cilat ndahen nga një pjesë e vogël e territorit të Bosnje e Hercegovinës. Struktura 2.4 kilometra e gjatë, e ndërtuar nga një kompani kineze, është financuar 85% nga Bashkimi Europian. Vlera totale e urës Peljesac llogaritet në 550 million euro. Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, tha gjatë ceremonisë se ura paraqet një arritje strategjike të popullit kroat dhe përmbush ëndrrën e gjatë për të lidhur dy brigjet e Adriatikut. "Unë mendoj se kjo është një ngjarje e madhe për Kroacinë, popullin kroat, për miqtë tanë në Bosnjë dhe Hercegovinë, për kroatët në Bosnjë dhe Hercegovinë. Një ngjarje e madhe që ne arritëm ta realizojmë jo vetëm si një ëndërr, jo vetëm me ndihmën e atyre që kanë punuar për gati 30 vitet e fundit për të, por me ndihmën e miqve tanë në Evropë, miqve tanë në Kinë”, tha ai. Ura dhe rrugët lidhëse pritet të përfundojnë deri në qershor të vitit të ardhshëm, dhe deri atëherë udhëtarët që duan të vizitojnë disa nga zonat më tërheqëse turistike të Kroacisë, si Dubrovniku, do të duhet të kalojnë dy vendkalime kufitare midis Bosnjës dhe Kroacisë në portin bregdetar boshnjak të Neumit. Zyrtarët e Bosnjës nuk ishin të kënaqur kur filloi ndërtimi, me pretendimin se ura që anashkalon territorin boshnjak, shkel qasjen sovrane të këtij vendi në Adriatik. Plenkoviç theksoi se ura nuk do të ndajë, por do të lidhë njerëz dhe kombe.

Top Channel/ ‘Ne i ndaluam sulmet ndaj Iranit që në 3 të mëngjesit’, ushtria izraelite: Në Liban…
08/04 20:14
Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04 20:12
Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58
Top News – ‘Biskota’ për Iranin. Trump kërkon uraniumin në këmbim të sanksioneve
08/04 16:45
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, reagon Franca e Spanja: “Ndezën zjarrin, hedhin një kovë ujë”!
08/04 11:54
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, bie cmimi i naftës, ekspertët:“Trump s`do rrezikonte energjinë”!
08/04 11:52
Top Channel/”90 minuta larg katastrofës”: Arrihet armëpushimi SHBA-Iran, Hormuzi hapet për dy javë!
08/04 11:51
Top Channel/ Mbyllja e Hormuzit “pasuroi” Rusinë? DW: Miliarda nga nafta, gazi e plehrat kimike!
08/04 11:50
Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45