Top Channel/ Nga ndarja me Icardin te marrëdhënie me këngëtarin, flet Wanda Nara: Më kërcënonte se…
02/12/2024 20:18

Wanda Nara është gjithmonë në qendër të vëmendjes, me modelen argjentinase që ka krijuar një “telenovelë” me ish-partnerin e saj, Mauro Icardi. Duket se tashmë çdo gjë ka përfunduar për çiftin, edhe pse kjo gjë është përfolur dhe herë të tjera, duke qenë të dy ata që kanë gjetur një mënyrë të rikthehen sërish së bashku. Por tashmë, ka qenë vetë Wanda e cila me intervistën e fundit ka mbyllur njëherë e mirë këtë marrëdhënie. Duke folur për një televizion argjentinas, ajo shprehet: “Do ta nis nga fillimi, nga më e keqja. Kur erdha këtu para disa kohësh më pyetën për ndarjen dhe thashë se Mauro ishte në Turqi dhe unë isha këtu për shkak të një situate që u krijua disa vite më parë. Ne u përpoqëm ta bënim këtë marrëdhënie të funksiononte, por gjithmonë kishte diçka aty që na pengonte. Kishte situata të vështira për t’u përballur dhe ishte gjithmonë e njëjta gjë fantazmë në mes të martesës sonë”. Wanda Nara konfirmoi tradhtinë e Icardit me China Suarez, tradhtia që ndryshoi përgjithmonë çiftin më të përfolur në botën e futbollit. “A po flisni për Chinën?”, pyeti menjëherë intervistuesi. “Po, para asaj situate ne grindeshim si të gjithë çiftet, por unë nuk erdha në Argjentinë për një kohë të gjatë, iu kushtova 100% fëmijëve të mi, e shoqërova në karrierën e tij, e kisha lënë punën. Ai nuk donte që unë të punoja dhe unë iu përkushtova plotësisht atij dhe familjes në shtëpinë time në Milano. E la futbollin, e la karrierën, humbi 10 kilogramë. U traumatizova, por jo për shkak të asaj gruaje”. Nara më pas foli për tradhtinë e Icardit me China Suarez: “Në atë moment i thashë Mauros se doja të ndahesha. Gjeta biseda, gjëra që përfshinin dhe fëmijët e mi. E kapërceva të gjithë këtë në terapi. Vendosa të hapem, në atë moment ai e la karrierën e tij. Një mik nuk të bën diçka të tillë, por unë e ndihmova atë në shumë situata”.

Top Channel/ Dhjetëra të vd*kur nga përmbytet në Texas. Trump: Po punojmë ngushtë me autoritetet
05/07 22:38
Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45
Top News – Erdogan shpreson nga Trump. Porosia e Turqisë për F35, pezull prej vitesh
05/07 16:46
Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00