Saga e refleksioneve vijon. “NË SOFRËN E HËNËS” është libri më i ri i KM Edi Rama, një libër me refleksionet e iftarëve të shtruar në funksionin e kryeministrit. Sot për Exclusive ai tregon se botimi i këtij libri erdhi ndër të tjera edhe për shkak të dashurisë që ka ai për gjuhën e bukur shqipe. Pak kohë më parë Kryeministri Edi Rama iu prezantua publikut shqiptar me pasionin e tij të kahershëm, me botimin e një libri. “Në Sofrën e Hënës”, është një përmbledhje e reflektimeve të tij gjatë mbrëmjeve tradicionale të iftarit të organizuara ndër vite. Vepra sjell në vëmendje dimensionin kulturor, social dhe shpirtëror ku në qendër është raporti i Njeriut me Besimin. ...Për librat, për dashurinë e të patëdytë për gjuhën shqipe, për shqiptarët e mirë si dhe për traditën e bashkëjetesës fetare, jo vetëm si një doktrinë politike, Edi Rama rrëfen për Exclusive, mbi ato gjeste të padukshme mirësie që lidhin mes tyre njeriun.