Kanë qenë të shumtë emigrantët shqiptarë që kanë dashur përveç se të dëgjojnë kryeministrin Rama në fjalimin e tij me diasporën në Selanik të ndajnë me të edhe shqetësimet e tyre, apo problematikën e tyre, ku më kryesorja ishte çështja e pajisjeve me lejet e qëndrimit apo marrja e nënshtetësisë. Të tjerë e shohin me pozitivitet faktin historik që për herë të parë do të votojnë pa u dashur nevoja të shkojnë në atdhe. Ndërsa ka pasur edhe ata që kanë protestuar për ardhjen e kryeministrit shqiptar në Selanik.