Vdekja e Shinzo Abes, ish kryeministër japonez, i qëlluar me armë zjarri gjatë një tubimi elektoral, tronditi mbarë botën. Japonia është zhytur në një trishtim e parehati të thellë, edhe pse ngjarje të tilla, janë të pazakonta në këtë vend ku legjislacioni i armëve është mjaft i fortë. Por gjetkë, ka një histori të gjatë vrasjesh të liderëve politikë.