Në ditën e gjashtë të konfliktit të Izraelit me palestinezët e Hamas në rripin e Gazës, vazhdojnë bombardimet intensive të ushtrisë izraelite si nga ajri ashtu edhe nga toka drejt Gazës. Qyteti i palestinezëve po kthehet në gërmadhë nga furia e bombave, ndërsa në anën tjetër të kufirit civilët izraelitë po jetojnë me tmerrin e raketave që u bien mbi kokë. Një nga qytetet më të bombarduara nga Hamas është qyteti izraelit i Ashkelonit, Top Channel dy ditë më parë solli edhe pamjet ekskluzive nga spitali i këtij qyteti që ishte shkatërruar nga raketat, ndërsa mbrëmë bombat kanë rënë edhe në qytetin e Be’er Shevas.