Elvis Kosova, 39-vjeçari të cilit iu vu tritol pas mesnate në garazh nuk është një emër i panjohur për policinë. Elvis Kosova zotëron një biznes shitje blerje makinash dhe ka marrë pjesë në disa gara me makina. Ai rezulton i arrestua një vit më parë së bashku me një shtetas turk, i identifikuar si Yucehan Er, pasi përmes një skeme mashtrimi kanë tentuar që të përvetësojnë një automjet tip “Audi” me vlerë 200 mijë euro.