New York City i bënte dje homazh punonjësve të linjës së parë në luftën kundër pandemisë së Covid-19 me një paradë te madhe në Manhattan. Në paradë marshuan 260 grupe të ndryshme punonjësish esencialë, duke e bërë një paradat më të mëdha në historinë e qytetit. Në të u perfshine rreth 2,500 njerëz nga sektoret para-mjekë të ndihmës së parë, punonjës shëndetësie, prodhues ushqimi, punonjës pastrimi, të shërbimeve qytetare, të transportit e të tjerë. Disa grupe bandash muzikore marshuan duke i dhënë më shumë atmosferë paradës, e cila u ndoq nga rreth 100,000 njerëz.