Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu reagoi ftohtë ndaj deklaratës së presidentit amerikan Joe Biden se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i japin armatime të cilat shteti hebre t`i përdorë për ofensivën e paralajmëruar në Rafah. Nëse do të jetë e nevojshme, vendi ynë qëndron edhe vetëm në luftën kundër Hamasit, deklaroi Netanyahu, duke rrezikuar një thellim të krizës në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.