Këtë të hënë është nënshkruan kontratat mes kompanisë Bechtel dhe KESH, për fazën e parë të projektit për ndërtimin e HEC-it të Skavicës. E pranishme është edhe ministrja Belinda Balluku, e cila u shpreh se Skavica do minimizojë përmbytjet në zonën e nën Shkodrës. Ndërsa shtoi se, faza e parë përfshin punën përgatitore, 18 muaj në dispozicion. Balluku e ka cilësuar këtë si një vepër me rëndësi të veçantë për sektorin elektro-energjetik shqiptar. Ministrja theksoi se ky HEC do të luajë një rol të rëndësishëm edhe për hidrocentralet e tjera ekzistuese në kaskadën e Drinit.