Top Channel/ Nënë Tereza, 9 vite nga shenjtërimi! Ekspozitë për vizitën e parë të saj në Shqipëri
05/09/2025 16:03

Ardit Mancaku - I thashë Nënë Terezës, a mund të më falësh një dy mijë lekësh të blej një palë këmbë të reja se dua të eci si gjithë të tjerët. Nënë Tereza më tha nuk ke nevojë për lekë se do të të çoj vetë në Itali. I braktisur nga familja pasi lindi me nanizëm, Ardit Mancaku ishte vetëm 12 vjeç kur në jetimoren e Shkodrës pa për herë të parë Nënë Terezën dhe i kërkoi ndihmë, donte të ecte dhe të luante si shokët e tij. Me dëshirën për të ndihmuar çdo fëmijë në nevojë, shenjtorja dërgoi Arditin në një spital në Itali, kur për 2 vite iu nënshtrua 18 operacioneve. Ardit Mancaku - Erdhi Nënë Tereza në spital, më pa duke ecur, i thashë faleminderit që më bëre të eci me këmbët e mia. Më ke dhënë një jetë të dytë, është mrekulli për mua. Të mos ishte Nënë Tereza, do isha tërë jetën në karrocë. Historinë e tij, Arditi e ndau me të pranishmit në Drejtorinë e Përgjitshme të Arkivave, në një aktivitet në 9-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, ku u shfaq edhe një ekspozitë mbi veprimtarinë fetare dhe mirëbërëse të “ambasadores së paqes”. Dokumentet tregojnë këmbënguljen e Anjezë Gonxhe Bojaxhiut për të ardhur në Shqipëri, kërkesë që u refuzua disa herë nga presidenti Ramiz Alia, teksa del një shkresë e shkrimtarit Ismail Kadare. Myrteza Sharra – Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave- Një material shumë interesant ka të bëjë me një informacion që Ismail Kadare i ka dërguar Komitetit Qendror në kohën kur ka qenë për një vizitë te arbëreshët e Italisë dhe në kontakte me personalitete, i thonë që Nënë Tereza ka një qëllim humanitar kundrejt Shqipërisë dhe Kadare ia përcjell këtë informacion autoriteteve dhe mund të themi që është pika e parë që thyen akullin. Drejtori i Përgjithshëm në detyrë i DPA-së, Endrit Musaj - Këto dokumente janë shumë të rëndësishme sepse pasqyrojnë përpjekjet e Nënë Terezës, dëshirën e saj për të ardhur në Shqipëri dhe qëllimet e regjimit të asaj kohe për të mos e lejuar të vijë. Nënë Tereza ia doli të prekë tokën shqiptare në vitin 1989. Pas vizitës, në një letër me fragmente shqip mes të tjerash shkruan: Nënë Tereza: Ja kam dhënë besën e shqiptarit Zotit me prue dashni dhe paqe mbi gjithë botën Për veprat e mira që bëri u shenjtërua edhe nga Papa Françesku më 5 shtator 2016 Me veprat e saj që i shndërroi në një mision global, Anjezë Gonxhe Bonjazhiu fitoi dashurinë e gjithë botës. Gruaja që lindi nga një komb i vogël, por me shpirt të madh, që u bë nënë për njerëzimin u shenjtërua edhe nga Papa Françesku më 5 shtator 2016.

Top News – Haradinaj reagon pas akuzave të LVV. ‘Kurti mashtron duke fajësuar Kushtetuesen’
07/09 17:09
Top News – Kapitali i huaj dominon bankat. Vetëm dy në pronësi vendase, dominon Turqia
07/09 15:26
Top News- Mbi 660 të arrestuar në gusht/ Policia bën bilancin, u sekuestrua drogë e armë
07/09 15:20
Top Channel/ Ndryshimi për pensionet/ Miratohen tavanet për vitin 2026, shtrenjtohet fatura për…
07/09 15:18
Top Channel/ Durrës, tre të plagosur/Sherri mes dy familjesh fqinje degradon në përdorimin e thikave
07/09 15:13
Top Channel/ Ekskluzive/Londra dritë jeshile ekstradimit të kërkuarit për plagosje në Gramsh në 2018
07/09 15:08
Top Channel/ Ekstradohet Vilson Pepa/ Bashkëpunëtor i Çopjave në trafikun e 11 ton kokainë
07/09 15:05
Top Channel/ Nuredin Dumani kthehet në burg/ Del nga spitali pas problemeve me frymëmarrjen
07/09 15:05
Top Channel/ Kodi i ri penal, 4 kundërshtime/ Kritika në rrjetet sociale për draftin me 952 nene
07/09 15:05
Top News- Më pak nxënës në Korçë! Bashkohen disa shkolla, të tjera rrezikojnë mbylljen
07/09 14:58
Top News – KQZ bëhet gati për zgjedhjet. Nisin regjistrimet për votuesit me nevoja të veçanta
07/09 14:46
Top News- Pushimet që u kthyen në makth, tmerri që 18-vjeçaria italiane pësoi në Durrës
07/09 12:51
Top News- E paprecedentë/ Kapen 709 kg drogë në Malësi të Madhe, 14 të arrestuar
07/09 12:26
Top Channel/ Fermeri italian, apel për subvencione/ Michele Ricci vendosi të investonte në Vlorë, por tani thotë se i është ndërprerë mbështetja
07/09 12:21
Top Channel/ Korçë, më pak nxënës/3700 më pak se një vit më parë, rrezikojnë të mbyllen disa shkolla
07/09 12:20
Top Channel/ Rruga Egnatia “vishet” me asfalt/ Auron Tare kërkon të ndërhyrë kryeministri
07/09 12:17
Top Channel/ Shpërndarja e librave në Elbasan/ Pritet të ulen në bankat e shkollës 15 mijë nxënës
07/09 12:14
Top Channel/ Ekstradohet Vilson Pepa! Bashkëpunëtor i Çopjave në trafikun e 11 ton kokainë
07/09 12:13
Top Channel/ “Rruga na shpëtoi të gjithëve”/ Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan reagimet e qytetarëve
07/09 12:07
Top Channel/ Shkodër, 14 të arrestuar/ Kishin mbjellë 13 mijë rrënjë kanabis, 10 persona në kërkim
07/09 12:06