Pas 1 jave në burg, Diana Bahçja, është rikthyer tek djali i saj i sapolindur. “Për mua ishte shumë e vështirë, nuk e përballoja dot, me zor kam ndenjur atje duke qarë ditë natë”, është shprehur Diana Bahçja. E gëzuar nga liria qe fitoi, ajo thotë se i ka treguar policëve që ka lënë djalin 8 ditësh në shtëpi por ata nuk e morën parasysh dhe e arrestuan.