Në fshatin Balldre të Elbasanit banorët çdo ditë jetojnë me ndotjen. Dhjetëra kompani të mëdha industriale ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e ish kombinatit Metalurgjik, shumica prej të cilave pa respektuar normat mjedisore. Së fundmi banorët kanë kërkuar hetim nga ana e prokurorisë për ndotjen e shkaktuar në këtë zonë.